RAPORT STATISTIKOR

Janar – Dhjetor 2015

 

Qëndra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”, është një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo fetare, misioni i së cilës është të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri dhe sensibilizimin e shoqërisë shqiptare mbi shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë grupet më vulnerabël të shoqërisë, gratë/vajzat, të miturit, minoritetet, etj.

QDNJD gjatë perjudhës Janar –Dhjetor 2015 ka ofruar këto shërbime:

·         Konsulencë juridike 311 raste nga të cilat 124 raste kanë qënë raste të dhunës në familje;

·         Përfaqësime ligjore - 75 raste, 83% e tyre kanë përfituar UM nga Gjykata;

·         Hartim dokumentacioni ligjor132 dokumenta ligjore;

·         Shqyrtim ankesash37 anëkesa individuale dhe në grup;

·         Ndërmjetësim/referim - 203 raste,


Konsulencë juridike

Qëndra ka ofruar konsulencë ligjore për 311 raste, konsulenca ligjore, numri me i madh i çështjeve për të cilat është ofruar këshillim ligjor ka patur për objekt: lëshimin e urdhërave mbrojtës dhe mbrojtjen nga diskriminimi gjithashtu konsulencë është ofruar edhe për cështje që kanë për objekt: zgjidhjen e martesës, kujdestarine/përgjegjësinë prindërore, pronësinë, trashgiminë, marrdhëniet juridike të punës, përfitimin e ndihmës ekonomike, ekzekutimin e vendimeve etj.
Mbi 55 % e këtyre rasteve kanë mundur të ndjekin zgjidhjen e çështjes në rrugë administrative apo gjyqësore.

Përfaqësime ligjore

Gjatë kësaj periudhe Qëndra nëpërmjet përfaqësimeve në gjykatë ka bërë të mundur ofrimin e mbrojtjes ligjore dhe përmbushjen e të drejtave për 75 raste viktima të dhunës në familje, 83 % e rasteve të dhunës në familje janë paisur me urdhër mbrojtje.

Mekanizmi Referues kundër dhunës në famile

Ky mekanizëm ka trajtuar 63 raste të dhunës në familje, 52 prej rasteve të trajtuara nga mekanizmi janë paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata .

Zyra e ankesave:

Qëndra ka shërbyer si zyrë ankesash ku qytetarët kanë parashtruar pretendimet e tyre në lidhje me shkeljet e të drejatve nga institucionet shtetërore apo private.Ankesat e parashtruara kanë qenë individuale dhe në grup ( anëtarë të komunitetit rom/egjiptian), gjithsej janë regjistruar 37 ankesa.Si rezultat i ndërmetësimit të Qendrës me institucionet përgjegjëse është bërë e mundur që 75 % i këtyre ankesave të zgjidhen me sukses.

Përfituesit e konsulencës juridike në komisariatet e policisë Tiranë dhe IEVP 325 seksioni i grave të paraburgosura.

Një nga aktivitetet kryesore të zbatuara nga QDNJD në vitin 2015 është monitorimi i Komisariateve të Policisë Tiranë dhe Institucionit të Paraburgimit 325 në lidhje me rrespektimin e të drejtave të personave të akomoduar në këto institucione.Gjatë këtyre seancave monitoruese Qëndra ka ofruar shërbime ligjore për këta persona dhe ka adresuar shkeljet e konstatuara, konkretisht :

·         Në komisariatet e Tiranës janë zhvilluar 12- seanca monitoruese dhe është ofruar konsulencë ligjore për 35 -persona të ndaluar/arrestuar dhe shoqëruar ( të gjithë përfituesit kanë qenë meshkuj).  

·         Në Institucionin e paraburgimit 325 QDNJD ka zhvilluar 12- seanca monitoruese, gjatë këtyre seancave ka ofruar konsulencë ligjore për 96 - gra/vajza dhe ka hartuar -12 dokumenta ligjore për gratë/vajzat e akomoduara pranë këtij institucioni.


Fuqizimi social-ekonomik i kategorive në nevojë

Në kuadër të përmbushjes së objektivave mbi përmirësimin e situatës ekonomiko- sociale të grave/vajzave dhe kategorive në nevojë në këtë zonë, Qendra ka bashkëpunuar me struktura të ndryshme shtetërore, private dhe OJF, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur:

-Punësimi i 46 grave/vajzave, nga të cilat 23 rome/egjyptiane dhe 8 viktima të DHF.

-Përfshirja në kurse profesionale, 22 gra/vajza të përfshira në kurset profesionale.

-Kanë përfituar ndihmë ekonomike 44 viktima të dhunës në familje.