- Ndërmarrja e fushatave periodike ndërgjegjësuese që lidhen me informimin e komunitetit mbi të drejtat e njeriut; mjetet për mbrojtjen e te drejtave të njeriut; rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit, në mënyrë të vecantë grave dhe vajzave për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në marrëdhëniet familjare me mjete ligjore; rritjen e njohurive mbi mjetet ligjore që ofron ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;
- Monitorimi i Komisariateve të Policisë dhe sistemit penitenciar
- Monitorimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me zbatimin e ligjit "Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare“ si dhe ligjit "Për Mbrojtjen nga Diskriminimi"
- Ofrimi i shërbimeve ligjore dhe përfaqësimit në Gjykatë, ofrimi i shërbimeve psiko-sociale dhe mjekësore për gratë/vajzat; kryesisht viktimat e dhunës në familje, si dhe për shtresat në nevojë
- Trajnime që synojnë ngritjen e kapaciteteve të institucioneve publike (Qendrat Shëndetësore, Komisariatet e Policisë, Shkollat, Zyrës së Përmbarimit Tiranë)
- Edukimi Ligjor i qytetarëve që synon ndërgjegjësimin e tyre lidhur me të drejtat ligjore dhe kushtetuese
- Workshope dhe trajnime për fuqizimin social ekonomik të grave/ vajzave, viktimave të dhunës në familje, minoriteteve, personave me aftësi të kufizuar etj;
- Advokacia dhe lobimi që synon demokratizimin e sistemit të drejtësisë dhe rritjen e efektivitetit të tij, duke studiuar, monitoruar dhe përgjithësuar përvojën e praktikat më të mira në drejtësi
- Ndërgjegjësimi nëpërmjet publikimit të informacioneve për çështje të rëndësishme ligjore dhe të të drejtave të njeriut