Disa prej programeve / projekteve të zbatuara prej QDNJD-së, mund të përmenden:
1. Projekti "Shërbime sociale dhe psikologjike për gratë/fëmijët e prekur nga gjakmarrja". Ky projekt u realizua në rrethin e Tropojës në vitin 2005.
2. Monitorimin e Komisariateve të Policisë së Tiranës - 2005
3. Konferenca Rajonale "Roli i gruas në ndërtimin e demokracisë", zhvilluar në qytetin e Shkodrës, të mbështetur nga Këshilli i Evropës. Partner kryesor
4. "Monitorimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri". Korrik 2005
5. Universiteti i Verës "Evropa Jug-Lindore, ndërmjet Globalizmit dhe nacionalizmit", 2005 - Partner kryesor, Vlorë.
6. "Shërbime Multidisiplinare për grupet në nevojë, Tiranë" – 2005
7. "Shërbime Multidisiplinare për grupet në nevojë – Paskuqan - 2007
8. "Iniciativa për krijimin e një Qendre Komunitare të qëndrueshme në Tropojë” – Ngritje Kapacitetesh Lokale” - 2007
9. Universiteti i Verës, "Vendet e Evropës Juglindore në Procesin e Integrimit në BE" Vlorë. 2007 – Partner kryesor
10. Forcimi institucional i Kapaciteteve të QDNJD-së – Program për ngritjen e Kapaciteteve të organizatës.
11. Fushatë ndërgjegjësuese kundër trafikimit të grave dhe të fëmijëve në pikat kufitare të Tropojës – Pika kufitare Morin; - 2007
12. Fushatë ndërgjegjësuese kundër Gjakmarrjes - Tropojë - 2007
13. Shkolla e Verës “ Diversiteti kulturor në Evropën Juglindore; burim I qëndrueshëm i paqes apo konfliktit në procesin e demokratizimit dhe integrimit Euro-Atlantik”. - Partner i Projektit - 2008
14. “Qëndra e të Drejtave të Grave në Tropojë dhe aktivitete të tjera”. 2009 -2011
15. Mbrojtje efektive e të drejtave të njeriut nëpërmjet lobimit, monitorimit dhe advokasisë”: 2009 – 2011
16. Për një zbatim efektiv të ligjit "Për masa ndaj dhunës në marrëdhenjet familjare” - Rritja e aksesit të viktimave të dhunës në sistemin e drejtësise”. 2011
17. “Reagim më miqësor I punonjësve të shëndetsisë në zonat rurale të Tiranës nëpërmjet zbatimit të Ligjit nr. 9669 “Per Masa Ndaj Dhunes në Marrdhënjet Familjare”. 2011
18. Monitorimi i Zgjedhjeve lokale Maj, 2011
19. “Sistemi i reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje në Bashkinë Kamëz” – 2013
20. “Mbrojtje e te drejtave te njeriut dhe fuqizim social ekonomik I grupeve vulnerabël dhe personave me aftësi të kufizuar” Tiranë - Kamëz – 2012 – 2014
21. Fuqizimi I gruas Tropojane nëpërmjet qasjes efektive në të drejtat sociale dhe ekonomike” 2012 – 2014
22. “Aksione të koordinuara për të adresuar nevojat e grupeve të margjinalizuara, me fokus të vecantë viktimat e dhunës në familje dhe diskriminimit në Njësinë Bashkiake nr. 6 Kombinat”. Mbeshtetur nga OSI
23. “Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe mbështetje per fuqizimin social ekonomik të grave/vajzave me fokus të vecantë gratë e prekuara nga dhuna ne familje dhe ajo me bazë gjinore”. Ky projekt mbeshtetet nga BfTW, Gjermani. - 2018
24. "Ritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për gratë viktima të dhunës në bashkitë Kamëz dhe Lezhë - i cili po zbatohet nga QDNJD në bashkëpunim me Strehëzën për Gra dhe Vajza të Dhunuara - në kuadër të programit rajonal, “Zbatojmë Standartet, Ndryshojmë Mendësitë”, të financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Women