Raport statistikor

Korrik 2017 - Qershor 2018

 

QDNJD ofron shërbime mbështetëse për viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje, ku

perfshihet asistenca ligjore, përfaqësim falas ne gjykate për gratë/vajzat viktima/të mbijetuar

të dhunës në familje.

QDNJD punon gjithashtu ne drejtim te ngritjes se kapaciteteve te ofruesve te sherbimeve per

viktimat e dhunes, sic jane punonjesit e policise, shendetesise, bashkive, njesive bashkiake

dhe mesuesve.

Gjithashtu, Qëndra monitoron ne praktike zbatimin e ligjit te Dhunes ne Familje. Qe prej vitit

2015, Qendra ka monitoruar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me

cështjet me objekt lëshimin e Urdhërave të Menjëhershëm të Mbrojtjes/ Urdhërave të

Mbrojtjes.

Per periudhen Korrik 2017 – Qershor 2018, Qëndra ka ofruar konsulencë ligjore për

326 raste ku 88 % e rasteve të mbështetura me këshillim ligjor janë viktima/të

mbijetuara nga dhuna në familje;

Konsulenca ligjore, është ofruar kryesisht për çështje me objekt lëshimin e urdhërave

mbrojtës, mbrojtjen nga diskriminimi zgjidhjen e martesës, kujdestarine/përgjegjësinë

prindërore, pronësinë, trashgiminë, marrdhëniet juridike të punës, përfitimin e ndihmës

ekonomike, ekzekutimin e vendimeve etj.

Mbi 55 % e rasteve që kanë përfituar këshillim ligjor falas kanë mundur të ndjekin zgjidhjen

e çështjes në rrugë administrative apo gjyqësore.

 

Përfaqësime ligjore

Gjatë kësaj periudhe Qëndra nëpërmjet përfaqësimeve në gjykatë ka bërë të mundur ofrimin e

mbrojtjes ligjore dhe përmbushjen e të drejtave për 93 raste viktima të dhunës në familje,

83 % e rasteve të dhunës në familje janë pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.

 

Hartim dokumentacioni ligjor – 179 dokumenta ligjore (kërkesë padi, ankim, kërkesa,

ankesa etj)

 

Mekanizmi Referues kundër dhunës në famile

 

Ky mekanizëm ka trajtuar 80 raste të dhunës në familje, 90% prej rasteve të trajtuara nga

mekanizmi janë pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Zyra e ankesave:

QDNJD funksionon si zyrë ankesash ku qytetarët paraqesin pretendimet e tyre në lidhje me

shkeljet e të drejtave nga institucionet shtetërore apo private. Ankesat e parashtruara kanë

qenë individuale dhe në grup (anëtarë të komunitetit rom/egjiptian). Gjate kesaj periudhe janë

regjistruar 95 ankesa. Si rezultat i ndërmjetësimit të Qendrës me institucionet përgjegjëse

është bërë e mundur që 75 % i këtyre ankesave të zgjidhen me sukses.

Përfituesit e konsulencës juridike në Komisariatet e Policisë Tiranë dhe IEVP 325,

Seksioni i Grave të Paraburgosura

 

Një nga aktivitetet kryesore të zbatuara nga QDNJD per periudhen Korrik 2017 –

Qershor  2018 është monitorimi i Komisariateve të Policisë Tiranë dhe Institucionit të

Paraburgimit 325 në lidhje me rrespektimin e të drejtave të personave të akomoduar në këto

institucione. Gjatë këtyre seancave monitoruese Qëndra ka ofruar shërbime ligjore për këta

persona dhe ka adresuar shkeljet e konstatuara, konkretisht :

         Në komisariatet e Tiranës janë zhvilluar 12 seanca monitoruese dhe është ofruar

këshillim ligjor dhe social për 73 -persona të ndaluar/arrestuar dhe shoqëruar (

të gjithë përfituesit kanë qenë meshkuj).  

         Në Institucionin e Paraburgimit 325 QDNJD ka zhvilluar 12 seanca monitoruese,

gjatë këtyre seancave ka ofruar këshillim ligjor dhe social për 176 gra/vajza dhe janë

hartuar 24 dokumenta ligjore për gratë/vajzat e akomoduara pranë këtij institucioni.

 

Fuqizimi social-ekonomik i kategorive në nevojë

 

Në kuadër të përmbushjes së objektivave mbi përmirësimin e situatës ekonomiko- sociale të

grave/vajzave dhe kategorive në nevojë, Qendra ka bashkëpunuar me struktura të ndryshme

shtetërore, private dhe OJF, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur:

-Punësimi i 32 grave/vajzave, nga të cilat 8 rome/egjyptiane dhe 16 viktima/të mbijetuara të

dhunës në familje

-Përfshirja në kurse profesionale, 34 gra/vajza të përfshira në kurset profesionale nga të

cilat 12 rome/egjyptiane

-Kanë përfituar ndihmë ekonomike - 41 viktima të dhunës në familje

 

-Ndërmjetësim/referim pranë strukturave shtetërore dhe OJF-ve – 195 qytetarë