1.      QDNJD merr pjesë në seancën dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” – organizuar nga Komisioni për Punën Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në Kuvendin e Shqipërisë. Me datën 22 Qershor 2018, QDNJD mori pjesë ne seancën dëgjimore të organizuar nga Komisioni per Punen Ceshtjet Sociale dhe Shendetesine ku u diskutua ne lidhje me projektligjin per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr 9669 date 18.12.2006 “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare” te ndryshuar. Pjesëmarrja ne kete komision ishte e nje rendesie te vecante pasi QDNjD pati mundesi te relatojë propozimet konkrete per disa prej neneve te ketej ligji. Propozimet konkrete janë bazuar në trajtimin konkret të rasteve te dhunes,  menaxhimin e tyre, trainimet me ofruesit e shërbimeve si dhe monitorimi ne praktike i legjislacionit te dhunes, duke perfshire sistemin e drejtesise. Problematikat e ndeshura në zbatimin e Ligjit te Dhunes janë perkthyer ne formen e sugjerimeve ne Projektligjin “Prezantimi i ndryshimeve në ligjin nr.9669 , datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, propozime këto që u relatuan në këtë Komision.

 

2.      QDNJD merr pjese ne seancën dëgjimore mbi funksionimin e mekanizmit të referimit të dhunës në familje – organizuar nga Nënkomisioni për Barazinë Gjinore,

Ne daten 01.10.2018 Qendra Te Drejtat e Njeriut ne Demokraci (QDNJD) mori pjese ne seancen degjimore qe u zhvillua ne lidhje me funksionimin e Mekanizmit te Referimit te dhunes ne familje. Kjo seance u organizua nga Nenkomisioni per Barazine Gjinore dhe Parandalimin e Dhunes ndaj Gruas se bashku me Nenkomisionin per Qeverisjen Vendore, te Kuvendit te Shqiperise. QDNJD prezantoi problematikat e hasura gjate punes se saj me Mekanizmat e Referimit si dhe paraqiti sugjerimet e saj per adresimin e ketyre problematikave.

http://www.parlament.al/News/Index/6882